Ish-kryeministri Berisha ka pohuar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është i shkarkuar si kryetar i PD-së dhe se është figura politike më e diskretituar.
Ai ishte i ftuar në ‘Çim Peka Live’ ku e akuzoi kreun e PD-së si të përlyer në aferën e miliardave në projektet e Durrësit.
“Është figura politike më e diskretituar. Do i mësoni shumë shpejt delegatët e tij, që po i verifikojmë një e nga një, që servir mashtrime të paimagjinueshme. Basha është i shkarkuar, një deputet i diskretituar në shkallën maksimale. Mbështetësit e tij nuk janë njerëz të lirë. 90% e tyre janë njerëz jo të lirë dhe ky revolucion do sqarojë se çfarë përfaqësojnë. Në krye të PD-së në Durrës u komandua njeriu që ka tenderin e rimorkiove. Durrësi është shndërruar në aferë miliardash. Dokumentet faktojnë se aty është përfshirë edhe Lulzim Basha. Në Durrës ka një përsëritje të neveritshme aksionesh. A mundet që PD-ja të ngelet peng.” – tha Berisha.