Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bashën do e nxjerrim jashtë më 8 janar, do përdorim mjete paqësore


Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkoi sot në selinë blu ku dhe bëri thirrje për protestën e 8 janarit për marrjen e zyrave qendrore të partisë.

I hasur nga dyert e mbyllura Berisha u largua së bashku me mbështetësit e tij dhe në dalje dha një deklaratë për meduat ku dhe zbuloi dinamikën se si do zhvillohet protesta e 8 janarit.

Berisha tha se nuk do ketë dhunë dhe do futen atje pa përplasje. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për personat e përfolur që ndodhen brenda godinës të dyshuar se janë të armatosur.

Ne nuk futemi në ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse paralajmëroj mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa”-bëri thirrje Berisha.

Më tutje ai tha për gazetarët se protesta do nisë në mesditë dhe do përfundojë derisa të realizohen qëllimet por pa i treguar ato.

Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe ky revolucion paqësor nuk ndalet”-zbuloi lideri historik i PD.

Më tej Berisha theksoi se kreu aktual i PD do nxirret jashtë më 8 janar.

Basha e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuaj kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur”, duke shtuar se do e nxjerrin “me pekule”./Hashtag.al