Sali Berisha një ditë para protestës përpara selisë blu ka shkuar në godinën qendrore për por ka konstatuar siç është parë deri më tani nga dyer të mbyllura.
Berisha i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës së tij dhe pjesëtarë të Komisionit të Rithemelimit, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai i cilësoi zhvillimet në PD, dyert e mbyllura zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit.
Berisha tha se janë skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal dhe që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik e qytetar.
“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të PD-së, mbushjen e kësaj selia me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish”-tha Berisha.