Vendosni fjalën kyçe....

India bllokon pilulën anti-Covid, shkak efektet anësore


India ka njoftuar se nuk do e shtojë pilulën Merck Covid-19 në protokollin e saj kombëtar të trajtimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë e saj. Mund të shkaktojë defekte në fetusin e fëmijëve dhe ndryshime qelizore, sipas këshillit të kërkimit mjekësor të vendit.

Të mërkurën, Këshilli Shtetëror Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) tha se ishte bërë i vetëdijshëm për ‘shqetësime të mëdha të sigurisë’.

“Mund të shkaktojë teratogjenitet dhe mutagjenitet, dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të kërcit dhe të dëmtojë muskujt”, tha drejtori i përgjithshëm i ICMR, Balram Bhargava.

“Më e rëndësishmja, kontracepsioni do të duhet të përdoret për tre muaj nëse jepet ky ilaç, sepse fëmija i lindur mund të jetë problematik, me ndikime teratogjene.”

Një teratogjen është një agjent që mund të dëmtojë zhvillimin e një fetusi, ndërsa ilaçet mutagjene ndryshojnë përbërjen gjenetike të subjektit.