Vendosni fjalën kyçe....

Një shtet tjetër i BE-së zgjeron vaksinimet e detyrueshme dhe kërcënon me gjoba


Qeveria e Italisë ka nxjerrë një dekret që kërkon që të gjithë personat 50 vjeç e lart të vaksinohen kundër Covid-19, duke përjashtuar vetëm ata që janë shëruar së fundmi nga virusi ose që nuk mund t’i bëjnë vaksinat për arsye mjekësore.

Këshilli i Ministrave miratoi njëzëri urdhrin e ri pasi peshoi masa të ndryshme të mundshme për të lehtësuar gjendjen në spitale mes përhapjes së llojit Omicron të Covid-19. Urdhri hyn në fuqi nga 15 shkurti dhe do të vazhdojë të paktën deri më 15 qershor.

Ata që ‘me kokëfortësi’ kundërshtojnë të respektojnë urdhrin do përballen me një gjobë mujore prej 100 eurosh, sipas raportimeve të mediave italiane. Personat që janë infektuar më parë me Covid-19 do të përjashtohen vetëm bazuar në imunitetin e tyre natyror, nëse përballja e tyre me virusin ka ndodhur brenda gjashtë muajve të fundit.

Italia ndjek Austrinë, Gjermaninë dhe Greqinë në urdhërimin e vaksinimeve të detyrueshme.