Dy gazetarë u vranë të enjten në periferi të Port-au-Prince në Haiti, pasi anëtarët e dyshuar të një bande kriminale hapën zjarr ndaj një grupi reporterësh që kishin mbërritur për të intervistuar liderin e një bande rivale.
Dy gazetarët e vrarë ishin Amady John Wesley, i cili punonte për stacionin radiofonik me bazë në Montreal, Ecoute FM, dhe reporteri lokal Wilguens Louissaint.
Ecoute FM konfirmoi vdekjen e Wesley-t në një deklaratë, duke e përshkruar vrasjen si një “akt kriminal dhe barbar”.
Një gazetar i tretë në grup ishte në gjendje t’i shpëtonte sulmit, tha zyrtari i policisë. Në një deklaratë ditën e mërkurë që media haitiane dha për “CNN” u tha se gazetarët u qëlluan egërsisht dhe u dogjën të gjallë nga banditët e armatosur.