Vendosni fjalën kyçe....

Tritol makinës në Tiranë, plagosen shoferi dhe pasgjeri


Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer brenda mjetit në lëvizje në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Makina ka qenë duke lëvizur në afërsi të rrethit të Selitës në Unazën e Re kur ka shpërthyer lënda plasëse dhe për pasojë janë lënduar shoferi M.H 42 vjeç dhe pasagjeri S.D 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.