Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: 90% e demokratëve e kanë refuzuar skenarin e shoqatës non grata, e kanë braktisur e nesër do bëjnë të njëjtën gjë


Deputetja e PD-së Zhupa ka shkruar mbrëmjen e sotme se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, gjë të cilën e kanë treguar në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe në braktisjen që i kanë bërë asaj që e ka quajtur shoqata non grata.

Ajo shkruan se 90% e demokratëve kanë kundërshtuar të bëhen pjesë e lëvizjes së Berishës dhe se të njëjtën gjë do bëjnë edhe nesër.

Zhupa premton se lufta për zhbërjen e qeverisë së Edi Ramës nuk do ndalet.

“Demokratët janë të mençur! E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen! E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës non grata në të ashtuquajturin referendum. Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90 % e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës non grata kundër PD. Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokrateve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhe edhe nesër. Demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata. Do te refuzojnë t’i japin oksigjen qeverisjes me te keqe qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, duke u përcarë mes vetes! Jam plotësisht e bindur se nesër demokratët do të tregojnë se refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje në një proteste absurde kundër PD. Me kthjelltësinë tonë dhe kurajon për të ecur përpara, nesër do te bëjmë gjithcka për ta kaluar me qetësi këtë valë dhune destabilizuese. Lufta opozitare për të zhbërë regjimin e Edi Ramës nuk do të ndalet në asnjë rrethanë!” – shkruan Zhupa.