Policia nuk i ka lejuar mediet të futen në selinë blu pas njoftimit të kryedemokratit Lulzim Basha që i priste në zyrën e tij.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve. Por kjo thirrje e tij nuk u pranua.
“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Ymeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.”- tha Bardhi.
Policia nuk e ka respektuar këtë kërkesë për momentin pasi e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat dhe gazetarët do të lejohen në një moment të dytë.