Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Policia ka shoqëruar anëtarë të PD-së brenda selisë


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se policia ka shoqëruar anëtarë të Partisë Demokratike që kanë qenë brenda në seli.

Bardhi tha se prokuroria bëri kontroll fizik të zyrave të deputetëve gjatë verifikimit.

Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht. Në përfundim të veprimeve nga prokuroria janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Lanë disa policë në oborr dhe dua t’i pyes Sokrat Turtulli që është shoqëruar në polici dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?”-tha Bardhi.