Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Policia meriton përgëzime, por drejtuesit pritën 1 orë e gjysmë pas thirrjes së ambasadave të reagonin


Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cilësoi Berishën dhe Ramën si vëllezër siamezë.

Kryedemokrati përgëzoi policinë për ndërhyrjen dhe shmangien e dëmeve më të mëdha por akuzoi drejtuesit e saj se ndërhynë 1 orë e gjysmë me vonesë pas reagimit të ndërkombëtarve.

Berisha dhe Rama janë vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet, tjetri përdor dhunë dhe kërkon të përdorë PD si bunker. Ai i bën shërbimin Edi Ramës.

Punonjësit e policisë meritojnë përgëzime, sepse rikthyen rendin.

Por drejtuesit e policisë pritën një orë e gjysmë pas thirrjeve të ambasadave perëndimore“-tha Basha.