Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protesta e sotme është paqësore, ndërsa justifikoi demokratët se po hapin dyert e shtëpisë së tyre.
“Është vetëm paqësore, po hapin dyert e shtëpisë së tyre.
Do mbajnë përgjegjësi ata që I krijojnë, ata që hedhin gaz ndaj demostruesve.
U hap dera vetë si ‘Susam’, ‘Susam hapu’.”- tha Berisha.
Ai foli edhe për incidentin me Roland Bejkon duke thënë se është kundër dhunës: “Nuk jam për asnjë dhunim por nuk i kam parë skenat dhe ajp do shqyrtohet. Ne jemi paqësorë siç e shihni, jemi shumë paqësorë biles.
Një lëvizje gandiste që do çlirojë Shqipërinë. Dyert e shtëpisë happen, nuk preken personat, materiali hapet sepse është vendosur në vendin e gabuar. Përkundrazi. Autoblindat do ia bëjmë dhuratë Lulzim Bashës.”