Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje demokratëve: Ruani gjakftohtësinë, Paqja është më e fortë se mjetet e tjera


Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur drejt selisë blu. Rrugës ai ka dhënë mesazhe për protestuesit demokratë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen.

“Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne ‘shtëpinë e lirisë’ të ruajnë gjakftohtësinë të vetëpërmbahen dhe të jenë të vendosur. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Rama. Paqja është më e fortë se mjetet e tjera. Kjo është një lëvizje paqësore.”- tha Berisha.

Pak momente më parë, mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty.