Ditën e sotme edhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan protestën në Partinë Demokratike duke e quajtur të dhunshme.
I pyetur për këtë përcaktim të bërë nga mediat ndërkombëtare, Berisha në konferencën për shtyp, Berisha tha se Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të lidhur me Edi Ramën. Berisha madje u shpreh i sigurt se në Reuters është kushëriri i Ramës.
Ai saktësoi se do i çojë këtyre mediave dokumentet mbi protestën.
“Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën. Është kushëriri i Edi Ramës për Reuters, jam i sigurtë.
Problemi që ka kjo agjenci, pavarësisht nga Koleka. Ne do e informojmë Reuters, dhe AS Press. Do t’i shkruajmë dhe do t’i çojmë të gjithë dokumentet. Do t’i shkruajmë dhe Washington Post.”-deklaroi Berisha.