Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sërish pas protestës në Partinë Demokratike. Këtë herë ministri ka reaguar ndaj personave politikë apo publikë që kanë anatemuar ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestës.
Çuçi shkruan se kjo ishte një prej ditëve më të mira të Policisë së Shtetit përballë një prej situatave më të ndërlikuara në historinë e pluralizmit.
Sipas tij policia u tregua e paanshme dhe profesionale duke shtuar se në bashkëpunim me Prokurorinë do çojë deri në fund punën brenda dhe jashtë “godinës së turpit të sotëm kombëtar.
“Keqardhje e thellë për komentatorët politikë dhe publikë që baltosin Policinë e Shtetit, në një prej ditëve më të mira të saj përballë një ndër situatave më të ndërlikuara në historinë e pluralizmit. E drejtë, e paanshme, e përgatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do të bëjë deri në fund punën e saj. Tanimë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, jashtë dhe brenda godinës së turpit të sotëm kombëtar”-shkruan Çuçi.