Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Policisë së Tiranës për protestën: Ndërhymë pas thirrjes së drejtuesve të PD-së, ishin në rrezik


Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika në një prononcim për mediet foli për ndërhyrjen e pak mëparshme në selinë e PD-së.

Panganika tha se policia ndërhyri në selinë blu pas thirrjes për ndihmë nga drejtuesit e kësaj partie.

“Ndërhyrja jo me vonesë. E bëmë kur e vlerësuam se rrezikohej jeta. Pati kërkesa dhe telefonata nga drejtues të PD-së. U telefonuam. Telefonatat janë të regjistruara të gjitha. Rrezikohej jeta e çdo qytetari dhe jo vetëm e deputetëve. Situata në Tiranë do qetësohet. Paraprakisht është e qetë. Nuk do ta ruajmë godinën, pasi të kryejmë proceduarat do të largohemi.”– tha Panganika.