Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara hidhet nga pallati në “Don Bosko”, ndërron jetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhedhur nga pallati ku jetonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50 të mëngjesit të kësaj të shtune.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në ‘Don Bosko’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.