Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është marrë në mbrojtjen e Gardës së Republikës.
Ky vendim është marrë menjëherë pas deklaratës që ka bërë Spartak Braho në media, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Ky i fundit ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë se ky është thjesht një akt për të detyruar Alibeajn të votojë sikurse i thotë kryeministri Edi Rama.
“Është thjesht një akt për të marrë peng zonjën Alibeaj që të votojë siç do Edi Rama. Është një akt që të votojë sipas oreksit të Edi Ramës. Unë kam negociuar me anëtarë të PD. Zoti Basha vazhdon në fantazinë e tij, nuk ka asnjë autoritet. Edhe njëherë kjo është një lëvizje thellësisht paqësore, incidentin nuk e kam parë, por unë jam kundër incidenteve.”- tha Berisha.
Në fakt Alibeaj mban postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe i takon me ligj të mborhet nga forcat e Gardës. Por ai ende nuk kishte zgjedhur punonjësit e Gardës që duhej ta mbronin. Për shkak të një paralajmërimi të bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, Garda vendosi të vepronte për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm nëse ka.
Ish-deputeti Braho në një intervistë në Top Neës, ka paralajmëruar se mund të vritet dhe një deputet i PD-së. Ai bëri të ditura dhe inicialet e deputetit duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn.
“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia.”- tha Braho.