Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Myzyraj: Nga brenda PD-së nuk u hodh gaz por një lëndë e bardhë


Gazetari Isa Myzyraj i cili ka qenë duke raportuar ditën e sotme protestën në selinë blu pretendon se nga selia blu nuk është hedhur gaz lotsjellës por një lëndë e bardhë.

Ai thotë se lënda e bardhë nuk të shkaktonte asnjë dëmtim por vetëm të bënte pis rrobat.

Myzyraj thotë se gaz u hodh kur ndërhyri policia për të shpërndarë turmën.

Le të tregohemi realistë: Nga brenda selisë së PD mund të ketë pasur edhe kriminelë, edhe terroristë edhe anëtarë të bandave, por gaz lotsjellës NUK është hedhur në asnjë moment.

Është hedhur një lëndë e bardhë e cila nuk shkaktonte asnjë dëmtim (fotoja poshtë) por në asnjë moment gaz lotsjellës.

Lënda e lëshuar nga brenda PD të bënte të gjithë rrobat pis me ngjyrë të bardhë, gazi nuk e bën një gjë të tillë.

Gazi është hedhur me shumicë nga policia në momentin e shpërndarjes së turmës.

Më quani gazetar të Bashës e të Dumës, por realiteti është ky dhe kush e pohon të kundërtën ose nuk ka qenë fizikisht aty ose po gënjen!”-shkruan Myzyraj.