Vendosni fjalën kyçe....

Hidhen gurë nga kati i dytë, mbështetësi i Berishës plagoset në kokë


Një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbetur i plagosur në kokë, pasi është gjuajtur me gurë nga kati i dytë i selisë.

“Nga zyra e Lulzim Bashës kanë gjuajtur me gur protestuesin paqësor. Kjo është fytyra e Lulzim Pengut.”- tha Berisha pas incidentit.

Disa nga protestuesit ishin ngjitur me shkallë në katin e dytë, por u detyruan të zbrisnin pasi u sulmuan nga disa persona nga ballkoni i Bashës.

 

“Lulzim Basha hiq dorë nga dhuna, largo rrugeçërit nga shtëpia e demokracisë. Është prostestë paqësore, jemi në shtëpinë tonë.”– tha Berisha.