Teksa protestuesit po thyejnë xhamat e godinës, po gjuajnë me çekiç e mjete të tjera dyert në seli, është hedhur sërish spraj për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Disa prej protestuesve kanë përdorur maska mbrojtëse nga ky lloj gazi, i cili sipas gazetarëve të pranishëm nuk është gaz i njëjtë siç është përdorur në protestat e mëpardhme. Disa protestues janë mbrojtur nga gazi edhe me çadra.
Protestuesit kanë shtuar shkallët metalike, për të tentuar përsëri të ngjiten në katin e dytë të selisë ku po duket shumë e vështirë për ta për të arritur atje.
Kujtojmë se pak më herët mbeti i lënduar një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se u godit nga “policia e Bashës”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar duke mohuar të ketë përdorur sende të kundraligjshme ndaj protestuesve.