Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon video-montazhin: Berisha mohon dhunën dhe thyerjen e selisë blu


Partia Demokratike publikoi video-montazhin e deklaratave kontradiktore të Sali Berishës me aktet e dhunës të ndodhura në selinë blu.

Berisha në deklaratat e tij asnjëherë nuk pranoi se në selinë blu po hyhej me dhunë dhe u thyen dyert. Përkundrazi ai deklaronte se dera u hap si “susam”.

Në një moment në video shihet teksa Berisha nxit të tijtë të mësyjnë në selinë blu.