Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria sekuestron serverët e PD-së, Bardhi debat me Prokuroren Imeraj


Prokuroria dhe policia pas përfundimit të protestës kanë rrethuar godinën e Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha rrethanat e zhvillimit të saj dhe thyerjes

Hetuesit kanë kërkuar që deri në mbledhjen e plotë të provave asnjë person të mos futet në ambientet e brendshme të saj.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një debat me sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj pasi ai ka ngulmuar të lejojë median të futet brenda godinës.

Kjo e fundit i ka kërkuar që me një laps dhe letër të japë deklarimet në lidhje me ngjarjen.

Prokuroria ka marrë serverin e kamerave të Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha pamjet që kanë fokusuar pamjet nga protesta e sotme.