Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kapin shkallët për t’u futur në seli nga dritaret, prishin dhe kamerat e sigurisë (FOTO)


Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha duket se janë të vendosur që me çdo kusht të hyjnë brenda selisë së PD-së.

Sikurse shihet edhe në këtë foto, disa prej tyre kanë marrë një palë shkallë hekuri për t’u futur në seli përmes dritareve.

Pak më herët ata arritën të futen deri në katin e parë të selisë.

Ndërsa disa protestues kanë nisur të dëmtojnë kamerat e sigurisë në godinë. Ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër, për të mos filmuar asgjë. Kamerat e sigurisë ishin vendosur vetëm një javë më parë me urdhër të kryedemokratit Lulzim Basha.