Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen në Partinë Demokratike dhe i ka bërë thirrje mbështetësve të saj të braktisin Lulzim Bashën dhe Sali Berishën dhe të bashkohen me të.
Ai quan Bashën humbës kronik dhe Berishën në listë të zezë dhe i kërkon demokratëve t’i lënë në fatin e tyre.
“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz! Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”-shkruan Rama në Twitter.