Vendosni fjalën kyçe....

Roland Bejko u godit nga vëllai i ish kryetarit të komunës Bërxull


Mëngjesin e sotëm ende pa nisur protesta, mbështetësit e Sali Berishës u përplasën dhe u konfliktuan verbalisht e fizikisht me Sekretarin për Pushtetin Vendor, në PD, Roland Bejko.

Një nga personat që rrahu Roland Bejkon sot është vëllai i ish-kryetarit të Komunës Bërxull, Ymer Marku.

Enver Marku personi i rrethuar në foto është vëllai ish-kryetarit të Komunës Bërxull me ndarjet e vjetra administrative.

Roland Bejko tentoi të futej sot në selinë blu por mbështetësit e Berishën e dhunuan, shtynë e larguan atë nga PD-ja.