Vendosni fjalën kyçe....

Sa e turpshme është ajo që ndodhi te selia e PD!


Nga Kim Mehmeti

Gabojnë ata që mendojnë se ky turp u takon vetëm atyre që e mbrojnë dhe atyre që duan ta pushtojnë ‘kalanë’ e PD-së!

Jo, ai turp na bie në hise edhe neve që ua humbëm kuptimin fjalëve, ne që kurrë nuk i treguam këtij populli se është në duart e politikanëve që shkelin edhe mbi kufoma, sepse besojnë se janë pronarë të përjetshëm të pushtetit dhe shtetit.

Dhe kur i sheh gjitha ato skena të neveritshme dhe të paimagjinueshme mesjetare që i përdorin ata që e mbrojnë dhe ata që e sulmojnë ‘kështjellën’ e PD-së, nuk mund ta shmangësh pyetjen: si është e mundur që shqiptaria të durojë tërë këtë marrëzi e tërë këtë turp?

Dhe çka do që të ndodh te godina e PD-së, një gjë është e qartë: nga sot e tutje, emblema e kësaj partie do simbolizojë edhe turpin e sotëm! E godina e saj do jetë vend krimi ku ‘ra’ PD-ja, ajo më nuk i takon askujt, ajo është vend ku Shqipëria dhe shqiptaria u përballën me mjerimin e vet politik.”