Ka reaguar selia e PD-së pas sulmit që iu bë pak më parë Roland Bejkos nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.”- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.
Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar gjithashtu në rrjetet sociale, ku shprehet se incidenti ka ndodhur për shkak se Berisha ka nxitur demokratët të përplasen me njëri-tjetrin: “Sali Berisha do dhunë dhe gjak. Nxit demokratët të përplasen me njëri tjetrin dhe vetë është fshehur. Turp! Kjo është fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Të dhunojë këdo që nuk mendon si ai!”