Vendosni fjalën kyçe....

“Vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë”- Batuta e Bashës para se t’u fuste në seli


Kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një mbledhje me drejtuesit e degëve për zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit.

Ndërsa futej në seli, Basha ka shkëmbyer batuta me gazetarët e pranishëm duke thënë se më vonë do të kërcejnë vallen e Osman Takës.

 “Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vonë atë, pa merak.”- tha Basha duke iu referuar protestës.

Ndërsa nënkryetarja e PD-së, Grida Duma teksa u pyet për një skenar të mundshëm për këtë protestë, të cilës ajo zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale”.

Kjo mbledhje po mbahet në një kohë kur jashtë oborrit të Partisë Demokratike do të zhvillohet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta vjen pas dështimit të 5 Janarit, afati që Berisha i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.