Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Basha do mbajë përgjegjësi, do mbajë gjithë jetën vulën e turpit


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar për protestën e sotme duke akuzuar kryetarin Lulzim Basha për situatën dhe aktet e dhunës.

Nga gjakosja, te shkopinjtë e gomës e gazi lotsjellës dhe gurët, janë disa nga veprimet për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi Basha sipas Vokshit.

Vokshi shkruan në fund se Basha do mbajë gjithë jetën “vulën e turpit”.

“Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

– për çdo minutë në qelitë burgut.

Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!”-shkruan Vokshi.