Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me armë zjarri në Fushë Krujë, plagosen dy persona (Emrat)


Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Fushë-Krujë.

Ata janë identifikuar si Gentian Bejtja e Klodian Stafuka. Ata janë qëlluar me armë zjarri teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë pranë fshatit Larushk dhe pas të shtënave me armë mjeti ka dalë nga rruga.

Njërit prej tyre, Bejtjes i është bërë atentat me minë të telekomanduar në vitin 2016. Ai dhe Enver Stafuka janë persona që u akuzuan për vjedhjen e makinës ‘BMW’ që u përdor në atentatin ndaj Kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë  ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.