Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nxjerr videon: Si gënjen e manipulon Berisha për sulmin ndaj zyrës sime, shihini pamjet e mos i besoni më


Sekretari i Përgjithëm i PD-së Bardhi ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha për dhunën e djeshme ndaj selisë blu.

Ai ka postuar një video ku tregohen dy të rinj të maskuar të cilët ngjiten mbi një tarracë dhe godasin me gura xhamat e zyrës së tij. Bardhi thekson se Berisha po manipulon me besimin e demokratëve dhe dëshpërimin e tyre.

Numri dy i selisë blu shton se Berisha po kërkon ta kthejë PD-në në një strehim politik për vete e familjen e tij.

“Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën. Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij. Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!” – shkruan Bardhi.