Vendosni fjalën kyçe....

Basha shfaq videon: Berisha, paralajmëroi, orkestroi e dirigjoi sulmin e dhundshëm mbi PD


 

Kreu i PD-së Basha ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha si orkestrues e dirigjues të sulmit të ndaj selisë blu.

Ai ka publikuar një video duke komentuar se Berisha dha urdhër të goditeshin zyrat e partisë edhe pse e dinte se brenda saj ndodheshin deputetë e drejtues të PD-së.

Basha shkruan se dhuna ka qenë qëllimi i Berishës që në fillim.

“Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.” – shkruan Basha.