Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit rikthehen në PD: Protestuesit iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik i egër dhe një fytyrë mizore


Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer sot në selinë e PD, një ditë pas protestës, ku u shkatërruan e shqyen të gjitha dyert dhe dritares e godinës.

Ish-kryeministri Sali Berisha është gjithashtu i pranishëm në një komunikim për mediet.

Pasi i falenderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, Berisha tha se ata iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

“Jam këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër tyre dhe se pavarësisht nga këto, ata siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën.”- deklaroi ish-kryeministri Berisha.