Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për skenat e dhunës që ndodhën ditën e djeshme gjatë protestës në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Berisha tha se dhuna nisi nga pala kundërshtare pasi ata nisën të lëshonin gaz ndaj protestuesve.
Berisha tha që asnjë person i gërvishtur nuk ka dalë nga selia nga pala e Lulzim Bashës. Megjithatë ai e pranoi se janë kryer dëme ndaj godinës me xhamat që u thyen dhe portën e blinduar që u thye, por këmbëngul se nuk kishte njerëz të dhunuar.
Ish-kryeministri komentoi edhe rastin e sulmit ndaj Roland Bejkos duke thënë se ishte mes miqve që njiheshin për problemet mes tyre dhe se ai nuk mund të përfshihej.
“A ishit ju këtu dje? Meqë kam qenë edhe unë dje. Kush e nisi sulmin? Kush e hodhi gazin i pari?
Ne na kapi gazi këtu, hodhën ata gaz, nuk e hodhi policia gazin e parë. Besoj se jemi dakord. Gazin e parë e hodhi Lul Basha.
Nuk u hodh asnjë gur, asnjë gjë, para se të hidhej gazi. Ai hodhi gaz dhe gazi erdhi këtu në kat të parë ndaj dhe nuk mund të shtrohet kjo pyetje.
T’ju bëj një pyetje shqiptarëve, ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? A mund të na thoni pak?
Një minutë, po flas për të gërvishtur. Patë ju një njeri të gërvishtur të dalë nga pala kundërshtare? Asnjë! Kjo është protesta. Asnjë!
Së dyti, përsa i përket anëtarit që thoni ju, unë e dëgjova pastaj në medie. Ai tha që këta janë njerëz që unë kam ngrënë në shtëpinë e tyre dhe kanë ngrënë në shtëpinë e tij. Pra ai ishte qëllim midis demokratëve që pëlqenin ose s’pëlqenin qëllimet e tij. E pohoi vetë ai këtë.
Ndaj as nuk u keqtrajtua. Natyrisht iu thanë fjalë që edhe mund të mos i thuheshin por nuk pati asnjë lloj dhune ndaj asnjë pjesëtari të forcave të rendit megjithë mënyrën kriminale të trajtimit të tyre.
A i patë ju me hunj rojet e Lulzim Bravës? Kulmi mbi deostruesit. Pra po të jetë për dhunë dhe terror ishte në anën tjetër.
Po e pranoj, u thyen xhamat, e pranoj, u shkul portë e blinduar që s’mund të ketë kurrë vend në një seli partie përveç në zyrat më sekrete të policisë sekrete apo ish-degët e Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës. Kjo është realiteti. Ju nuk duhet të pajtoheni me një situatë të tillë. Sigurisht ju duhet ta transmetoni se do bëni detyrën tuaj. Ai i patë ju trajtimet shtazore të anëtarëve të medieve?”– tha Berisha.