Vendosni fjalën kyçe....

Bualli futet befas brenda restorantit dhe ngre ‘zgupthi’ klientin (Video)


Pamjet tronditëse nga një kamera CCTV në Kinë janë shfaqur në internet, duke treguar një buall duke u futur në një restorant dhe duke sulmuar një nga klientët.

Në një video që mesa duket është filmuar në ditën e fundit të dhjetorit dhe që prej atëherë është bërë virale në rrjetet sociale, dy burra mund të shihen duke qëndruar brenda një restoranti.

Ndërsa njëri prej tyre po hap një pije dhe tjetri është i zënë me smartfonin e tij, një buall i madh futet nga dera dhe e godet njërin nga burrat duke e ngritur lart në ajër.

Rreth 20 sekonda më vonë, bualli kthehet nga një hyrje tjetër, duke thyer mobiljet me brirët dhe thundrat e tij. Më pas del nga dera ku ka hyrë fillimisht.

Një litar mund të shihet i varur nga kafsha, duke i lënë komentuesit të pyesin nëse ajo i shpëtoi therjes nga një kasap. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në qytetin Taizhou në Kinën lindore. Personi që u sulmua u shtrua në spital me lëndime në këmbë.