Vendosni fjalën kyçe....

Burri vret ish-bashkëjetuesen në Vaun e Dejës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës.

Dyshohet se një burrë, i identifikuar si Niko Hila, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij .

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nenshat ndërsa viktima është identifikuar si 40-vjeçarja Xhuliana Topalli.

Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes, Niko Hila, është dërguar i plagosur në spital.

Njoftimi

“Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.”