Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Sergate” duke arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Bledar Delia (Dushkaj), banues në Balldre, Lezhë. Ai rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim për veprën penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarakë, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim, për vepren penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Komisariati ti Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.