Vendosni fjalën kyçe....

Irani vendos sanksione ndaj udhëheqësve të lartë ushtarakë amerikanë


Gjenerali Mark Milley, komandant i Shefave të Shtabit të Përbashkët

Irani ka vendosur sanksione ndaj 51 amerikanëve, mes të cilëve disa nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të SHBA-ve, të cilët i fajëson për vrasjen e Qassem Soleimani-t dy vjet më parë.

Sanksionet vijnë në mes të tensioneve bërthamore mes Teheranit dhe Perëndimit.

Siç shkruan RT, sanksionet u njoftuan nga Ministria e Jashtme iraniane të shtunën, më pak se një javë pas përvjetorit të dytë të vrasjes së gjeneral Soleimani-t, komandantit të njohur të Gardës Revolucionare Islamike të vrarë nga SHBA në një sulm me dron në Bagdad, Irak.

“Individët në listën e sanksioneve morën pjesë në vendimmarrje, planifikimin, organizimin, financimin dhe mbështetjen, si dhe në udhëheqjen ose zbatimin e aktit terrorist kundër Soleimani dhe shokëve të tij.”- tha ministria.

I pari në listën e zyrtarëve ushtarakë të sanksionuar është gjenerali Mark Milley, komandant i Shefave të Shtabit të Përbashkët. Komandanti i Komandës Qendrore Kenneth McKenzie, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe Robert Greenëay, një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare përgjegjës për politikën e sanksioneve të administratës Trump ndaj Iranit.

Irani u zotua se do t’i përgjigjej me shpejtësi dhe ashpër vrasjes së Soleimanit dhe, brenda disa ditësh në fakt lëshoi ​​disa raketash balistike ndaj trupave amerikane të vendosura në dy bazat irakiane. Megjithëse asnjë pjesëtar i shërbimit amerikan nuk u vra, më shumë se 100 prej tyre u trajtuan në spital për lëndime traumatike të trurit të marra gjatë sulmit.