Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi njerëz, nuk jemi barbarë Mesjete”- Ramës i derdhet kafja gjatë komunikimit me demokratët


Kryeministrit Edi Rama i ndodhi një incident në komunikimin e tij me demokratët në Facebook, pasi iu derdh kafja që kishte në tavolinë.

Ndërsa fliste për skenat që pamë ditën e djeshme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, Rama tha se nga ajo dëmtohet i gjithë mjedisi social i Shqipërisë. Ai u bëri thirrje demokratëve që të kujtojnë se në radhë të parë të kujtojnë se janë njerëz dhe jo barbarë të Mesjetës. Në ato momente derdhi pa dashur kafen.

“Nuk është çështja se sa interesant më duket mua fitorja por me këta hoxhi-doxhi dëmtohet seriozisht tani jo vetëm Partia Demokratike, se në fund të ditës mund të thoja ‘Çfarë pune kam unë?! Le të dëmtohen, le të shkatërrohen’. Por këtu dëmtohet i gjithë mjedisi social i Shqipërisë, nga këta dy hoxhi-doxhi dhe këta dy hoxhi-doxhi nuk janë problemi im, janë problemi i demokratëve dhe unë nuk jam sot këtu për t’u thënë demokratëve hajdeni bëhuni anëtarë të Partisë Socialiste, ose hajdeni më jepni vota ose sot nuk kemi zgjedhje, as nesër zgjedhje, janë në vitin 2025 në mos gabohem, por unë jam këtu për t’u thënë demokratëve se jemi të gjithë shqiptarë, jemi të gjithë njerëz në radhë të parë e s’duhet ta harrojmë këtë. Nuk jemi bisha, nuk jemi kafshë, nuk jemi majmunë, ne nuk jemi mesjetarë, barbarë mesjete.

Politika nuk është… se mu derdh edhe kafja që paskam harruar ta pi (pi kafen).

Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës por duhet të jetë forcë e logjikës. Politika nuk mund të katandiset në një luftë me çekiçë edhe me fikëse zjarri syve.”- tha Rama.