Mbështetësit e tenistit Novak Djokoviç janë filmuar duke vallëzuar me flamujt e Serbisë jashtë hotelit në Melburn të Australisë, ku asi i tenisit po mbahet nga zyrtarët, ndërsa pritet vendimit përfundimtar ndaj tij nëse do lejohet të hyjë në vend për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Australian Open’.
Sytë e botës kanë qenë te hoteli në Melburn që përdoret si një qendër e pjesshme paraburgimi për emigrantët, ku po mbahet kampioni në fuqi i Australian Open.
Shumë nga bashkëatdhetarët e tij duke mbajtur në duar flamujt serb kanë mbështetur sportistin.
Turmat u panë duke kërcyer dhe duke luajtur instrumente në një demonstrim plot ngjyra dhe të zhurmshëm jashtë hotelit të shtunën, me disa raporte që sugjerojnë se Djokoviç po mbahet në kushte të tmerrshme.
Tenisti, i cili do zbulojë nëse mund të qëndrojë në vend në një seancë dëgjimore të hënën, bëri një kërkesë që kuzhinieri i tij të lejohej të hynte në hotel.