Presidenti i vendit Ilir Meta po e kalon këtë të diel në Malin e Dajtit, larg “luftës” politike dhe mes dëborës.
Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke u ngjitur në majë të malit, mes dëborës dhe i mbërthyer me xhup.
“Drejt majës më të lartë të Dajtit!”- shkruan Meta.
Vetëm pak më herët, Meta kishte publikuar një foto nga Dajti ku shfaqej pranë dy kuajve.