Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve nga Policia


Ka shkuar në 60 numri i personave që janë shoqëruar në polici, në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë në selinë e PD-së.

Sipas televizionit “News 24”, numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”.

Policia ka shoqëruar përveç protestuesve, që janë mbështetës të Sali Berishës edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Gjatë protestës së ditës së djeshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pati edhe akte dhune, pasi u thyen xhama, dyer dhe dritare ndërsa  protestuesit përpiqeshin të futeshin në seli. Nga ana tjetër ata u pritën me shkopinj dhe një lloj gazi lotsjellës.

Pas përfundimit të protetës, për më shumë se 4 orë policia dhe prokuroria mblodhën prova në selinë e PD-së.