Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Bashën e Berishën: Kufoma politike, të dy ishin të gatshëm për të sakrifikuar njerëz


Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për protestën e një dite më parë në selinë blu, tha se ajo që ndodhi dje mes të djathtëve është e rëndë për vendin.

Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë kufoma politike dhe se të dy ishin dje të gatshëm të sakrifikojnë njerëz.

“Dhe kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD-në si parti, dëmton institucionin demokratik të opozitës patjetër, por dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit dhe patjetër që kjo është përgjegjësi e dy personazheve që janë të dy pa asnjë vizion ardhmërie, pa asnjë projekt politik, pa asnjë mesazh më të fortë se sa akuza ndaj njëri tjetrit se kush nga të dy është shërbëtori im. Pikë e zezë!

Ajo që përbënë në fakt të vërtetën e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes.  Dua të flas me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë NJE të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy sëbashku. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij.

Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me një ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë.

Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD-së.  Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.”– tha Rama.