Vendosni fjalën kyçe....

Rama vlerëson Policinë e Shtetit: Meriton një lavdërim, mbajti të njëjtin standard siç kur mbron Qeverinë


Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për protestën e një dite më parë në selinë blu, vlerësoi punën e djeshme të Policisë së Shtetit.

Rama tha se Policia kishte mbajtur të njëjtin standard si në mbrojtjen e godinës së Qeverisë dhe i kritikoi ashpër të dyja palët në PD që e sulmuan atë.

“Policia e stërvitur për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik me agresionin ndaj godinave, meriton një falënderon shumë të posaçëm.

Mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së Qeverisë nga ky material, kjo prurje, kjo turmë e cila dje ishte ndarë përgjysmë, njëra pjesa brenda godinës dhe tjetra jashtë.

Sulmet e të dyja palëve pasi gjërat u kthyen në një farë normaliteti ndaj policisë është shëmbëlltyre se të dyja ato kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës dhe ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetra apo e reja këtu është thjesht biologji dhe nuk është absolutisht asgjë tjetër.”- Rama.