Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet data e çeljes së aplikacionit ‘TRUTH Social’ të Trump


Aplikacioni ‘TRUTH Social’ i ish-presidentit Donald Trump do të dalë në treg më 21 shkurt, sipas një listimi në Apple App Store, duke i hapur rrugën nisjes së sipërmarrjes në Ditën e Presidentëve.

Sipas The Guardian, platforma e mediave sociale, e zhvilluar nga Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG), është në dispozicion për paraporositje dhe do të dalë drejtpërdrejt në gjysmën e fundit të shkurtit.

Ngjashëm me Twitter, faqja do t’u japë përdoruesve mundësinë për të ndjekur njëri-tjetrin, për të diskutuar temat e kohës e për të postuar një mesazh të quajtur ‘e vërtetë’. Ripostimi i postimit të një përdoruesi tjetër do të quhet një ‘ri e vërtetë’ (i ngjashëm me një retweet në Twitter), sipas The Verge.

Një nisje në shkurt për platformën sociale alternative të Trump do të vinte afërsisht 13 muaj pasi ish-presidenti u bllokua nga Facebook dhe Twitter.

Në ditët e fundit të presidencës së tij, të dyja kompanitë morën hapin për ta bllouar Trump për komentet e tij rreth trazirave të Kapitolit të 6 janarit, duke thënë se ai po përhapte pretendime të rreme për mashtrim në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.