Katër persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të një autoambulance në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia ka njoftuar përmes një njoftimi për mediet se është vënë në pranga shoferi i autoambulancës me inicialet A.H, 49-vjeç, pasi është përplasur me disa mjete duke lënë disa të plagosur.
Të lënduarit ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– A. H., 49 vjeç, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- bën me dije policia.