Kreu i agjencisë së inteligjencës së huaj të Danimarkës, Lars Findsen, u arrestua muajin e kaluar si pjesë e një rasti të lidhur me një rrjedhje informacionit ‘shumë të klasifikuar’, kanë zbuluar raportet.
Findsen, kreu i Shërbimit Danez të Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS), është akuzuar për rrjedhje të informacionit top-sekret që mund të dëmtojë sigurinë e vendit ose marrëdhëniet me fuqitë e huaja, sipas kanalit danez TV2, duke cituar burime të paidentifikuara.
Ai thuhet se u arrestua dhe u dërgua në paraburgim më 9 dhjetor, por kjo mbeti e pazbuluar deri të hënën, kur Gjykata e qytetit të Kopenhagenit zbuloi çështjen pak të njohur. Autoritetet po e trajtojnë ende hetimin me sekretin maksimal dhe shumë pak hollësi janë bërë publike.
Në ditën e arrestimit, Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) lëshoi një deklaratë të shkurtër për shtyp duke thënë se katër ‘anëtarët e tanishëm dhe ish-anëtarët’ e DDIS dhe PET u arrestuan dhe u kryen kontrolle në adresa të ndryshme.
Të katër u akuzuan për rrjedhje të ‘informacioneve shumë të klasifikuara nga PET dhe DDIS’, thuhet në deklaratë, duke shtuar se arrestimet ishin rezultat i një hetimi të gjatë për rrjedhjet e kryera nga të dy shërbimet e inteligjencës.
Rrjedhja e informacionit nga shërbimet e inteligjencës mund të rezultojë në deri në 12 vjet burg, tha media. Nuk është ende e qartë nëse të dhënat sekrete iu dhanë një fuqie të huaj, medias apo dikujt tjetër.
Njëri nga katër të dyshuarit u lirua tetë ditë pas arrestimit, ndërsa tre të tjerët mbetën pas hekurave.
Findsen u lirua nga detyrat e tij nga ministri i Mbrojtjes Trine Bramsen së bashku me dy zyrtarë të tjerë të inteligjencës së mbrojtjes në gusht 2020 për një tjetër skandal.
Në atë kohë, DDIS u akuzua për spiunim të pajustifikueshëm ndaj qytetarëve danezë, si dhe për fshehje të informacionit jetik që pengonte monitorimin efektiv të pajtueshmërisë me ligjin e aktiviteteve të tij nga autoritetet daneze.