Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar sot disa foto në në rrjetet sociale ku duken dëmet e shkaktuara gjatë protestës së të shtunës të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë blu.
Në mesazhin krahas fotove, Basha shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të ngrihet më e fortë nga demokratët.
“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”– shkruan Basha.
Kujtojmë se Basha ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një mesazh për anëtarët e Kryesisë, thotë se mbledhja do të nisë në orën 18:30 dhe do të diskutohet mbi situatën e krijuar pas dhunës së në protestën e 8 Janarit.