Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë e Partisë Demokratike. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ai thotë se mbledhja do të nisë në orën 18:30 dhe do të diskutohet mbi situatën e krijuar pas dhunës së në protestën e 8 Janarit.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite ‘Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit.”- thuhet në mesazhin e Bardhit për anëtarët e Kryesisë.